Studentja amerikane kritikon universitetin: “Pagesa ime po përdoret për të financuar gjenocid”

Cecilia Culver

Cecilia Culver, një studente në Universitetin George Washington në SHBA, ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë ceremonisë së diplomimit, duke deklaruar se “më vjen turp të di që pagea ime e shkollimit po përdoret për të financuar gjenocid”.

Ajo kritikoi hapur mbështetjen financiare dhe institucionale të universitetit ndaj Izraelit dhe shprehu solidaritet me popullin e Gazës. Fjalimi i saj është bërë viral dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shumë e kanë përshëndetur guximin e saj, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar qëndrimin e saj politik në një ngjarje akademike. Universiteti nuk ka komentuar ende publikisht për deklaratën e saj.