Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim.

Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj.

Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend.