Sulm me makinë bombë në Kabul, vdesin 10 persona

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Aganistanit.

Shpërthimi ndodhi pranë një zone të rrethuar me forca të larta sigurie pranë ndërtesave të ambasadave dhe qeverisë.

Aty ishin zyrat e Nato-s dhe të Ambasadës Amerikane, por nga sulmi me makinë bombë u shkatërruan dyqanet dhe makinat pranë.

Militantët talibanë pranuan se ata e kishin shkaktuar sulmin. Në shënjestër kishin një kolonë të forcave të huaja. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Nasrat Rahimi njoftoi se viktimat ishin civile, pa dhënë detaje të tjera./Ora News.