Sulm në një kishë në Teksas, të paktën 26 të vdekur

Të paktën 26 persona u vranë ngë të shtënat masive në një kishë në Sutherland Springs të Teksasit.

Rreth 20 të tjerë u plagosën, tha Freeman Martin, drejtor rajonal me Departamentin e Sigurisë Publike të Teksasit. Viktimat nga sulmi janë të moshës 5 deri 72 vjeç.

Autoritetet nuk kanë dhënë sqarime se çfarë mund të ketë motivuar autorin e krimit, i cili më vonë u gjet i vdekur në automjetin e tij.

Autori është identifikuar si 26-vjeçari Devin Patrick Kelley. /MESAZHI/