Ushtria izraelite ka vrarë kreun e Drejtorisë së Sigurisë së Brendshme në Gazën qendrore dhe një zyrtar tjetër në një sulm ajror ndaj automjetit të tyre në Deir al-Balah, transmeton Anadolu.
njoftoi Ministria e Brendshme e enklavës palestineze tha se në sulm u vranë koloneli Wael Mousa al-Ladawi (44 vjeç) dhe majori Ramez Tawfiq Abu Zureiq (49 vjeç).
Ministria tha se dy oficerët e policisë po udhëtonin me një automjet në Deir al-Balah, në Gazën qendrore, kur automjeti u godit nga një avion izraelit.
Sulmi ndodhi pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që është në fuqi në Gaza që nga 10 tetori i vitit 2025.




