Sulmohet pallati presidencial në Jemen

Anëtarë të forcave të sigurimit kombëtar STC, Jemen

Dhjetëra protestues sulmuan pallatin presidencial në qytetin jugor të Adenit të martën duke kërkuar pagesën e rrogave thonë dëshmitarët.

Kryeministri Main Abdulmalik dhe anëtarë tjerë të qeverisë së njohur nga ndërkombëtarët gjendeshin brenda në pallat.
Ndërkohë forcat saudite evakuuan anëtarët e kabinetit përfshirë edhe kryeministrin, në një ndërtesë aty pranë. Pas incidentit u raportua se shefi i policisë kishte arritur të bindte protestuesit të ndërpresin protestën dhe të shpërndaheshin në qetësi.
Protestuesit ishin anëtarë të forcave të sigurimit kombëtar të cilët nuk ishin paguar për nëntë muaj.
Jemeni është duke kaluar një situatë të vështirë politike dhe ekonomike pasi një pjesë e madhe e vendit është pushtuar nga rebelët Houthi. Vendi është përshirë nga luftimet e vazhdueshme në mes forcave Saudite dhe rebelëve Houthi, ndërsa populli është duke jetuar në varfëri ekstreme. /Mesazhi.com