Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht.
Sipas raportit dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht. Dy zyrtarët policor viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.