Sulmuesi me thikë vranë shtatë nxënës dhe plagosë 12 të tjerë

Një burrë me një thikë vrau shtatë nxënës dhe plagosi 12 të tjerë kur po ktheheshin në shtëpi. Ngjarja ndodhi në Kinën veriore.

I dyshuari, 28-vjeçar thuhet se u arrestua dhe fëmijët e lenduar po merrnin trajtim. Sulmi – një nga sulmet më vdekjeprurëse në vend gjatë viteve të fundit – u zhvillua në orën 6:10 të orës lokale (10: 10GMT).

I dyshuari kishte studiuar në shkollën ku ishte ngacmuar, raportoi Washington Post, duke cituar qeverinë e qarkut Mizhu.

Shkencëtarët socialë kanë fajësuar çrregullimet e shëndetit mendor për rritje të krimit të dhunshëm në Kinë, pasi rritet stresi në mesin e popullatës me ritmin e jetës duke u bërë më i shpejtë. Ka gjithashtu një mungesë akute të mekanizmave mbështetës psikologjik në vend.