Sunak: Asgjë s’na ndal kundër emigrantëve të paligjshëm

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak thotë se është i gatshëm që luftojë çdo sfidë ligjore për të zeruar vargat me emigrant të paligjshëm. Në konferencën për shtyp këtë pasdite, Sunak tha se është i gatshëm të ‘luftojë’ edhe kundër avokatëve që mund të ndërmarrin veprime ligjore mbi legjislacionin e ri.

“Do të luftojmë çdo sfidë ligjore për gomonet. Sigurisht që do të luftojmë edhe kundër avokatëve që mund të ndërmarrin veprime ligjore mbi legjislacionin e ri. Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asgjë të pahijshme apo të paprecedentë në lidhje me ndjekjen e projektligjeve, do të jetë e papajtueshme me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne po veprojmë në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare,”- thotë Sunak.

Prej ditësh bëhet thirrje nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrantë të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve.

Rishi Sunak dhe Braverman do të udhëtojnë për në Paris të premten për të folur rreth krizës së emigrantëve. Gjatë muajve të fundit, ai ka qenë në bisedime intensive me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltarëve për të përpiluar një plan. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat ‘tufë’ dhe ‘pushtim’, i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve. /dosja