Supë Magjerica

PËRBËRËSIT: 4-5 qepë të njoma vetëm pjesa e bardhë, mëlçi, zemër, veshka qingji, ujë ose lëng mishi, oriz i larë, limon, 1 e verdhë veze, kopër, kripë, piper dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Kaurdisim qepët e njoma, shtojmë të brendshmet të grimcuara edhe të shpëlara me ujë të valuar. Pas 2-3 minutash shtojmë ujin edhe orizin. E ziejmë derisa të zbuten, shtojmë kripë edhe piper. Rrahim të verdhën e vezës me limon edhe shtojmē ngaldalë lëng supe, të gjithë masën e hedhim te supa. E përfundojmë me kopër të grirë. Ju bëftë mirë!