Supë me perime të pjekura

Përbërësit: 500 g domate, disa speca jeshilë ose shumëngjyrësh, 1 hudhër e plotë ose disa thelpinj, sipas shijes, 2 karota, 1 qepë dhe lëng pule/ perimesh ose qumësht për të rregulluar konsistencën, kripë dhe piper.

Përgatitja: Domatet, specat e pastruar, karotat e qëruara, hudhrën dhe qepën i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe i pjekim në furrë. Perimet e pjekura i kalojmë në blender dhe i bëjmë pure së bashku me lëngun që kanë lëshuar gjatë pjekies. Shtojmë lëngun e mishit,perimeve ose qumshtin derisa të përftojmë konsistencën e dëshiruar. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha