Supergoli i Muriqit nuk i mjafton Mallorcas
Vedat Muriqi tregoi edhe një herë tjetër kualitetet e tij.
Megjithatë, supergoli i shënuar nga ai nuk i mjaftoi Mallorcas që ta shmangë disfatën të shtunën në udhëtim tek Espanyoli.
Espanyoli fitoi me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Spanjës.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në minutën e 41-të të ndeshjes, realizoi me mjeshtri golin e tij të dhjetë sezonal në La Liga.
28-vjeçari ka edhe dy asistime, ndërsa e kompletoi një tjetër ndeshje.
Një gol e një asistim e ka të realizuar edhe në Kupën e Mbretit.
Mallorca pas 23 ndeshjeve të luajtura ka 31 pikë dhe mbetet në mesin e tabelës.
Espanyoli ka 27 pikë.








