Superliga, hidhet shorti për sezonin e ri

Sot në selinë e FFK-së, në praninë e zëvendëssekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës, Agron Shosholli dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri, i cili do të nisë më 17 gusht.

Fillimisht të përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti zv/sekretari Ahmeti, duke iu dëshiruar suksese dhe lojëra korrekte në edicionin e ri, derisa më pas u bë tërheqja e shortit, në bazë të të cilit në javën e parë do të takohen:

Drita – Ferizaj
Flamurtari – Prishtina
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Trepça’89 – Gjilani

Së shpejti do të publikohet orari i plotë i garave.