Suvaidan: Normalizimi i lidhjeve me Izraelin është në kurriz të palestinezëve

Dr Tareq Al-Suwaidan

Dijetari kuvajtian Dr. Tareq Al-Suvaidan kritikon ashpër normalizimin e lidhjeve midis shteteve arabe dhe Izraelit, duke e konsideruar atë një tradhti dhe çnderim.

Ai vë në dyshim vlerën e një normalizimi të tillë në këmbim të dhënies së një toke me rëndësi të madhe historike dhe kulturore për Umetin Musliman.

Al-Suwaidan beson se ky normalizim vjen në kurriz të popullit palestinez dhe të drejtës së tij për t’u kthyer.

Vërejtjet e tij vijnë menjëherë pasi zyrtarët izraelitë vizituan Riadin, me shpresat për avancimin e paqes midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. /mesazhi