Sveçla dërgon deputeten britanike të sheh nga afër armatimin e konfiskuar të 24 shtatorit në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se kisha kënaqësinë që së bashku me Policinë e Kosovës të presim deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.

Ai tha se së bashku me Kearns vizituam dhe pamë nga afër armatimin e konfiskuar pas aktit terrorist të tentim-aneksimit të veriut të Republikës së Kosovës.

“Me këtë rast falënderuam edhe sensibilizimin ndërkombëtar që znj. Kearns pati bërë me rastin e deklarimit që objektet fetare dhe autoambulancat në veri të Republikës së Kosovës po përdoreshin për transport dhe vendstrehim të armatimit nga strukturat kriminale”.

Ai tutje, ka shkruar se gjatë kësaj vizite Kearns pati rast të takojë dhe zyrtarë policorë me të cilët bisedojë rreth sfidave por dhe mundësive për të kontribuar në luftimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Pak kush ka mbajtur një qëndrim kaq të fort dhe të drejtë në këto kohë si Alicia Kearns, andaj i jemi mirënjohës për rolin e saj në mbrojtje të së drejtës dhe të së vërtetës”, ka shkruar ministri Sveçla.