Takimi Ukrainë -Kosovë, nuk ka ndalesë për tifozë

Federata e Futbollit të Ukrainës ka lëshuar një komunikatë të rëndësishme para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo federatë ka hedhur poshtë zërat se ndeshja e 9 tetorit mes Ukrainës dhe Kosovës do të luhet pa tifozë.

Ukraina ndeshjen si vendas ndaj Kosovës, është detyruar ta zhvillojë në stadium neutral, dhe për këtë ka zgjedhur Kosovën.

“Një numër i madh i medieve kanë shpërndarë informacion se ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës më 9 tetor do të luhet pa tifozë. Federata e Futbollit të Ukrainës deklaron se nuk ka ndalime ose kufizime për tifozët për ndeshjen ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës,