Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se konflikti me Iranin nuk do të shndërrohet në një “luftë pa fund”.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha se programi bërthamor i Iranit përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara, por theksoi se Uashingtoni nuk do të angazhohet për një periudhë të gjatë ushtarake.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet një angazhim 10 apo 15-vjeçar, madje as dyvjeçar”, tha Vance.
Ai shtoi se SHBA-ja nuk do të qëndrojë përgjithmonë në konflikt dhe shprehu besimin se presidenti amerikan do ta përfundojë ndërhyrjen me rezultate të mira. /mesazhi







