Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vetëm 31 për qind e amerikanëve mbështesin luftën kundër Iranit

Vetëm 31 për qind e amerikanëve mbështesin luftën kundër Iranit

Trump waves as he walks to board Air Force One on November 16, 2026 [AFP]

Vetëm 31 për qind e të rriturve amerikanë mbështesin luftën kundër Iranit, sipas një sondazhi të ri të realizuar nga Reuters dhe Ipsos.

Sondazhi tregon se rritja e kostos së jetesës, si pasojë e konfliktit, po ndikon në qëndrimin e opinionit publik amerikan ndaj luftës.

Ndërkohë, miratimi i punës së presidentit Donald Trump mbetet pranë nivelit më të ulët gjatë presidencës së tij, me vetëm 32 për qind të amerikanëve që shprehen pozitivisht për të.

Në mesin e muajit tetor, mbështetja për Trumpin kishte rënë në 31 për qind, niveli më i ulët i regjistruar gjatë presidencës së tij. /mesazhi