Të varfrit duan të duken si të pasur, ndërsa të pasurit shpesh dëshirojnë të duken si të varfër.
Njerëzit me thellësi shpirtërore heshtin, ndërsa sipërfaqësorët duan të shesin mend.
Sa më i mençur të jetë njeriu, aq më shumë priret të mendojë. Sa më pak i mençur të jetë, aq më shumë priret drejt aventurave të mëdha.
Sa më i urtë të jetë njeriu, aq më shumë e kupton se sa pak di; ndërsa sa më i paditur të jetë, aq më shumë shtiret sikur di gjithçka.
Hoxhë Halil Avdulli








