Ballina Artikuj Ka dy lloje intelektualësh të mjerë

Ka dy lloje intelektualësh të mjerë

Dr. Abdulkarim Bakkar - د. عبدالكريم بكار

I pari është intelektuali i shkëputur nga realiteti. Ai i përfytyron problemet e popullit dhe të shoqërisë, pastaj propozon zgjidhje larg halleve të njerëzve, pa pasur kontakt të vërtetë me ta dhe pa e njohur nga afër realitetin e tyre.

I dyti është intelektuali që shërben si megafon. Ai e përdor kulturën dhe ndikimin e tij për interesat personale dhe për interesat e atyre që e financojnë, e ftojnë në konferenca dhe i mundësojnë të botojë në gazeta me tirazh të gjerë.

Mjerimi i të parit është intelektual, ndërsa i të dytit është, para së gjithash, moral. Të dy i bëjnë dëm dijes dhe njerëzve të saj.

Dr. Abdulkerim Bakkar

https://whatsapp.com/channel/0029VbCrVJd2ER6eG1Yuc30u