Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Huthit avancojnë në Jemen

Huthit avancojnë në Jemen

Forcat Huthi kanë avancuar në disa zona të Jemenit, pasi forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë tërhequr nga zonat pranë ngushticës Bab al-Mandeb.

Forcat qeveritare thanë se janë tërhequr nga zona për t’u përqendruar në mbrojtjen e Adenit, selisë de facto të qeverisë së Jemenit.

Pas tërheqjes, forcat Huthi kanë marrë kontrollin e zonës nga Dhubabi deri te Bab al-Mandeb, në provincën Taiz.

Përleshje mes forcave Huthi dhe forcave qeveritare janë raportuar edhe në provincën Lahij.

Huthitë kanë publikuar pamje që pretendojnë se tregojnë operacionet e tyre ushtarake kundër forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite. /mesazhi