Në Afganistan dje janë mbajtur zgjedhje presidenciale, ndërsa gjatë ditës së zgjedhjeve militantët talebanë kryen gjithsej 68 sulme, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri afgan i Mbrojtjes, Mestur Anderabi, deklaroi se lëvizja talebane nuk arriti të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve.
Qendrat e zgjedhjeve në nëntë krahina ishin cak i sulmeve në të cilat u vranë katër pjesëtarë të sigurisë dhe 72 persona tjerë u plagosën.
Lëvizja talebane mori përgjegjësinë për sulmet dhe pohoi se janë vrarë dhe plagosur gjithsej 422 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Nga ana tjetër, ushtria afgane njoftoi se në 13 operacione kundër talebanëve janë vrarë 34 militantë.
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan dje u mbajtën në kulmin e krizës së thellë të sigurisë dhe politike në këtë vend.
Të drejtë votë kanë pasur 9,6 milionë votues, ndërsa në garën zgjedhore morën pjesë 15 kandidatë.
Komisioni i Lartë Zgjedhor njoftoi se rezultatet e zgjedhjeve do t’i shpallë pas tre javësh.





