Talebanët nuk shkojnë në Stamboll, shtyhet konferenca e paqes për Afganistanin

Konferenca e paqes e sponsorizuar nga SHBA për Afganistanin që do të mbahej në Stamboll u shty për shkak se talebanët refuzuan të merrnin pjesë.

“Takimi i Stambollit nuk do të zhvillohet në datën e planifikuar sepse talebanët refuzuan të marrin pjesë,” tha një zyrtar i qeverisë Afgane, raportojnë mediat e huaja.

Shtyrja u konfirmua nga dy burime. Midis tyre ishte një zyrtar nga një vend që mori pjesë në planifikimin e samitit ndërkohë, nuk është njoftuar asnjë datë e re.

Konferenca ishte planifikuar për në 24 prill, me synimin për të arritur një marrëveshje midis talebanëve dhe qeverisë afgane, me synimin për tërheqjen e forcave amerikane dhe të huaja nga Afganistani deri më 11 shtator.

Sipas Reuters, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se do të bëhen përpjekje më të gjera diplomatike për të gjetur një zgjidhje në Afganistan. /abcnews