Tash e tutje, hapësirat publike në Prishtinë do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot kanë finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

Ai e ka njoftuar një gjë të tillë në Facebook se kjo u finalizua falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të tyre në hapësirat publike të kryeqytetit.

Siç njofton Rama, marrëveshja u finalizua sot.

“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të kryeqytetit”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook i pari i Prishtinës.