Të frymosh shqip e të flasësh shkinisht kundër njëri-tjetrit

Shkruan: Fidan Mustafa Anëtarësia për një vit në Bashkësi @[100003478055990:Islam]e është sa një Pako Cigare ditore; Anëtarësia për një vit në Bashkësi Islame është sa një mbushje telefoni me shty afatin për një muaj; Anëtarësia për një vit në Bashkësi Islame është sa shpenzimi i çdo familje për internet për 5 ditë; Anëtarësia për një vit në Bashkësi Islame është sa TVSH-ja e faturës së rrymës mujore: Anëtarësia për një vit në Bashkësi Islame është sa 4 makiato në Vushtrri apo dy çaja në Prishtinë. Problemi nuk qëndron te anëtarësia, problemi qëndron tek mendësia jonë si popull, të tjerët shkruajnë për agjenda politike, populli merret si konsum ditor me tema aspak objektive. Problemin e “Viçit” duhet të trajtojmë në dy aspekte: E para: Deri në çfarë niveli është ardhur gjendja sociale e popullit nga politikat që favorizojnë të punësuarit dhe shkelin të pa punësuarit. E dyta: deri çfarë niveli i kanë shndërruar institucionet fetare në vend politikat klandestine institucionale sikurse që krerët fetarë në Kosovë të përfaqësonin ndonjë popull marsian e jo po atë popull që ata i marrin votat prej tyre. Si përfundim, nevoja fletë hapur se çështja e Bashkësisë Islame të Kosovës duhet të rregullohet në aspektin institucional sikurse gjithë shërbyesit civil. Ata janë pjesë e popullit siç janë pjesë integrale e çdo pore të shoqërisë.