Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen e radhës.
Në kuadër të ligës C në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Kosovës luanë përballë Sllovenisë, në atë që do të jetë ndeshja e tretë e grupit për ta.
Para kësaj ndeshje, siç e do protokolli, kombëtarja e Kosovës është testuar për Covid-19.
Nga të gjitha testet, asnjë lojtar nuk ka rezultuar i infektuar, përcjell lajmi.net.
Kështu, të gjithë lojtarët e mbetur do të jenë në dispozicion për selektorin.
Kujtojmë se kombëtarja aktualisht është duke zhvilluar stërvitjen e fundit anti-Slloveni. Stërvitja ka filluar në ora 19:00.