Të paktën 10 të vrarë dhe 60 të plagosur nga të shtënat gjatë festës së Hanukës në Australi

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri gjatë festimeve të Hanukës hebraike në plazhin Bodni në Australi.

Sipas raportimeve, dy persona hapën zjarr ndaj të pranishmëve. Autoritetet njoftuan se të dy autorët u plagosën gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë dhe më pas u arrestuan.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.