Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 23 civilë afgan të vrarë në një sulm ajror

Të paktën 23 civilë afgan të vrarë në një sulm ajror

Të paktën 23 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë nga një sulm ajror i kryer nga SHBA në Afganistanin jugor, sipas një hetimi të OKB.

“Të gjeturat fillestare tregojnë se shumica dërrmuese e viktimave ishin gra dhe fëmijë,” tha misioni i OKB-së në Afganistan në një raport të marrë nga AFP, duke shtuar se së paku tre vetë u plagosën gjithashtu.

Sulmi ndodhi gjatë një përleshjeje në mes të forcave speciale afgane që punonin me këshilltarët e SHBA dhe luftëtarët talebanë.

Autoritetet provinciale kishin thënë më parë se disa anëtarë të një familjeje të vetme u vranë në sulm.

NATO ka thënë se po hetonte incidentin.

Civilët vazhdojnë të përballen me nivele ekstreme të dëmit, tha një raport i kohëve të fundit i OKB-së, me 8,050 njerëz të vrarë ose të plagosur në periudhën janar-shtator të këtij viti.

Dhuna ka përshkallëzuar në vitin e kaluar, ndërsa forcat amerikane dhe afgane shtyjnë terren dhe sulmet ajrore kundër talebanëve dhe grupit të armatosur terrorist ISIS. /MESAZHI/