Të paktën shtatë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbysjes së një varke migrantësh pranë Gambisë

A boy plays on a pirogue that had reportedly carried migrants from The Gambia en route to Spain, beached on Malibu Plage in Dakar, Senegal, on July 1, 2025 [ Zohra Bensemra/Reuters]

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me migrantë u përmbys në brigjet e Gambisë. Autoritetet gambiane njoftuan se 96 persona janë shpëtuar pas aksidentit, i cili ndodhi përgjatë një prej rrugëve më të përdorura të migrimit në Afrikën Perëndimore. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. /mesazhi