Ballina Lajmet Kosovë Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas Pllanës, lëndimet e personave nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Pllana ka bërë të ditur se njësitet policore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana