Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur pas të shtënave pranë qyteteve binjake të Midland dhe Odessa në perëndim të Teksasit.
Si raportohet sulmuesi i cili hapi zjarr pasi makina e tij u ndalua nga policia të shtunën pasdite, u vra nga policia pasi u ndoq në një parkim në një kompleks argëtimi.
Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave, por njëri prej tyre është një djalë 17 muajsh që ishte qëlluar në fytyrë dhe u dërgua në spital, thanë zyrtarët në spitalin e Qendrës Mjekësore në Odessa.
Autoritetet njoftuan se incidenti filloi rreth orës 3 e 17 minuta të pasdites së të shtunës sipas kohës lokale, kur një polic e ndaloi një veturë të tipit Honda me ngjyrë ari pasi nuk kishte dhënë shenjë për kthim majtas, shkruan “The Guardian”.
Personi i dyshuar filloi të qëllonte në veturën e policisë dhe më pas e kishte vjedhur një kamion të postës, duke e vazhduar sulmin me armë.Policia e përshkroi sulmuesin si burrë i bardhë në të tridhjetat.
Kjo ishte ngjarja e dytë me të shtëna në Teksas gjatë një muaji. Më 3 gusht një njeri i armatosur vrau 22 njerëz dhe plagosi 24 të tjerë në një Walmart në El Paso.





