Të shtëna në Gjermani, 7 të vrarë në sulmin në Hamburg

Policia po fokuson hetimin e saj në motivin e sulmit në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait pasi besojnë se një person i armatosur që vepronte i vetëm ishte përgjegjës për dhunën vdekjeprurëse në mbrëmjën e së Enjtës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Policia nuk ka pranuar të thotë se sa njerëz janë vrarë, por tha se personi i armatosur besohet të jetë në mesin e të vrarëve.

Gazeta gjermane Bild raportoi se shtatë persona vdiqën dhe tetë u plagosën në të shtënat.

Sipas gjendjes aktuale mendohet se ka një autor, tha policia në një mesazh në Twitter.

Aktivitetet e policisë në zonën përreth janë duke u ndërprerë në mënyrë të njëpasnjëshme ndërsa hetimet për motivet e krimit po vazhdojnë. /mesazhi