Teknologjia e re e instaluar në rrugët e Detroitit mund të karikojnë veturat elektrike gjersa lëvizin

Nën një rrugë në perëndim të qendrës së Detroit, SHBA, është instaluar një teknologji për karikimin pa tela të automjeteve elektrike.

Siç bëhet e ditur nga mediat, automjetet elektrike mund të ngarkojnë bateritë e tyre gjatë vozitjes.

Sipas Departamentit të Transportit të Michigan-it, ai segment i rrugës, do të përdoret për të testuar dhe përsosur teknologjinë përpara se ta bëjë atë të disponueshme për publikun brenda pak vitesh.

Raportohet se teknologjia i përket Electreon, një zhvillues me bazë në Izrael. Kompania ka kontrata për rrugë të ngjashme në Izrael, Suedi, Itali dhe Gjermani.

Kur një automjet elektrik i afrohet segmenteve të karikimit, bobinat në rrugë transferojnë energjinë elektrike përmes një fushe magnetike, duke ngarkuar baterinë e automjetit. Bobinat aktivizohen vetëm kur një automjet elektrik kalon mbi to.

Stefan Tongur, nënkryetar i Electreon, u tha gazetarëve se rruga është e sigurt për këmbësorët, shoferët dhe kafshët.

Ndryshe, Electreon mori një angazhim pesë vjeçar për të zhvilluar sistemin elektrik rrugor, raporton ap.

Ndërsa automjetet elektrike popullarizohen në SHBA, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden si pjesë të rëndësishme të synimeve të saj të infrastrukturës, i ka edhe stacionet e karikimit për automjetet elektrike.

Rruga e karikimit me valë ndihmon që Michigan dhe Detroiit të jenë në krye të teknologjisë së automjeteve elektrike.