Komunikimi satelitor po vjen në seritë Pixel 9. Përdoruesit mund të qasen në shërbime të emergjencës edhe kur nuk kanë qasje në një rrjet celular ose Wi-Fi.
Google prezantoi disa produkte të reja në evenimentin Made by Google së bashku me një treshe smartfonësh Pixel 9. Secili prej tyre tashmë do të vijë me një funksionalitet sigurie shumë të kërkuara.
Komunikimi satelitor po vjen në seritë Pixel 9. Përdoruesit mund të qasen në shërbime të emergjencës edhe kur nuk kanë qasje në një rrjet celular ose Wi-Fi.
Funksionaliteti jo vetëm që lidhet me shërbimet e urgjencës, por gjithashtu ndan vendndodhjen me kontaktet. Ndërsa kjo është hera e parë që një modalitet emergjence ofrohet në një telefon Android, Apple e ka bërë të disponueshëm prej dy vitesh tashmë.
Apple ofron dy vite falas qasje në shërbim pas aktivizimit të një iPhone 14 ose më të fundit. Mendohet që në një pikë kompania do të tarifojë për thirrjet SOS edhe pse Apple ende nuk e ka bërë zyrtare.
Google po adopton një metodë të ngjashme. Përdoruesit e Pixel 9 marrin dy vite falas shërbim SOS por kompania nuk ka specifikuar çfarë çmimi do të ketë pas këtij afati. Funksionaliteti aktualisht ofrohet vetëm në SHBA.