Telefoni i ardhshëm Galaxy S mund të shënojë fundin e një epoke për Samsung

Avantazhet e procesorit Qualcomm nuk ishin vetëm në performancë dhe jetëgjatësi baterie por edhe tek cilësia e imazhit. Gjithashtu procesorët Qualcomm siguronin eksperiencë më të qëndrueshme në aplikacione dhe lojëra.

Telefoni i ardhshëm Galaxy S i Samsung mund të shënojë fundin e një epoke. Sipas analistit Ming-Chi Kuo, kompania me shumë gjasa do të shesë telefonët e ardhshëm vetëm me procesorin Qualcomm dhe jo më Exynos.

Prej vitesh kompania ka përdorur çipet Snapdragon dhe Exynos tek modelet flagship. Në SHBA Galaxy S dhe Note kishin procesorin Snapdragon ndërsa në Evropë dhe Azi kishin procesorin Exynos.

Megjithatë vitet e fundit Samsung filloi të ngelë pas me procesorin Exynos që dizajnohet dhe prodhohet nga kompania. Samsung u kritikua për shitjen e dy telefonëve të ndryshëm që në të vërtetë duhej të ishin identikë.

Avantazhet e procesorit Qualcomm nuk ishin vetëm në performancë dhe jetëgjatësi baterie por edhe tek cilësia e imazhit. Gjithashtu procesorët Qualcomm siguronin eksperiencë më të qëndrueshme në aplikacione dhe lojëra.

Exynos 990 ishte pika më e ulët e Samsung ku dy telefonë të njëjtë, njëri kishte deri në 20% më pak performancë dhe jetëgjatësi baterie. Samsung tentoi të bënte diçka me Exynos 2100 por dështoi ndërsa diferencat mbeteshin aty.

As Exynos 2200 me grafikat AMD nuk arriti të mbyllë këtë hendek. Tani Kuo thotë se të gjitha variantet e S23 do të ketë çipin Snapdragon të prodhuar nga TSMC dhe dizajnuar nga Qualcomm mbi arkitekturën 4-nanometër. /PCWorld Albanian