Është një prej aplikacioneve më popullore në botë të medias sociale dhe përdoret gjerësisht në Europë dhe Azi.
Pavel Durov, CEO i Telegram, u arrestua ditën e Shtunë në një aeroport pranë Parisit si pjesë e një hetimi ndaj platformës për mungesën e moderimit dhe parandalimit të aktivitetit kriminal në të raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Telegram gjithashtu akuzohet se nuk ka bashkëpunuar me policinë. Por mëngjesin e ditës së Dielë Telegram postoi një deklaratë në kanalin e saj zyrtar të X duke thënë se Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe është absurde që pronari i platformës të mbahet përgjegjës për ata që abuzojnë në të.
Telegram operon brenda ligjeve Europiane përfshirë Aktit të Shërbimeve Dixhitale tha kompania. Është një prej aplikacioneve më popullore në botë të medias sociale dhe përdoret gjerësisht në Europë dhe Azi.
Përdor enkriptim fundor dhe mbështet grupe që përmbajnë dhjetëra mijëra anëtarë.







