Televizioni maqedonas ndërpret transmetimin e lajmeve në gjuhen shqipe

Televizioni maqedonas TV Nova, një televizioni relativisht i ri, që ishte i vetmi në Maqedoni që transmetonte lajmet edhe në gjuhën shqipe, tashmë, pas rreth një viti, ka vendosur të ndërpresë programin shqip, njofton Klan Kosova.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Zekirja Mexhiti, prezantues i lajmeve në gjuhën shqipe.

“Të dashur miq, ju njoftoj se sonte ishte edicioni i fundit i lajmeve në gjuhën shqipe në Tv Nova”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Për shkak të problemeve financiare që është duke u përballur muajve të fundit kjo shtëpi mediatike, stafi menaxhues ka vendosur që të ndërpresë transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe”.