Policia moldave u përlesh të martën më 28 shkurt me qindra demonstrues nga partia pro-ruse Sor, të cilët po përpiqeshin të depërtonin në selinë e qeverisë.
Corriere shkruan se disa persona janë arrestuar para selisë së qeverisë.
Një ish-republikë sovjetike e vendosur mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia ka vite që po përballet me problemin e republikës së vetëshpallur pro- ruse të Transnistrisë, ku ndodhen trupat e Moskës.
Me pushtimin rus të Ukrainës, tensionet janë rritur muajt e fundit. Në qershor, Moldavisë iu dha statusi i vendit kandidat në BE së bashku me Ukrainën. /dosja




