Ter Stegen mund të rikthehet që të martën kundër Eintracht Frankfurt në bankën rezervë të Barcelonës. Por rikthimi i tij në fushë duket thuajse i pamindur. Këtë e ka bërë të qartë sot Hansi Flick.
“Ter Stegen mund të kthehet nesër, por nuk mund të fillojë në asnjë rrethanë ngase Joan Garcia është titullari”, ka thënë Flick.
Sa i përket humbjes së Realit mbrëmë ndaj Celta Vigos, trajneri gjerman ka dhënë një përgjigje.
“Nuk e pashë. Isha duke fjetur. Pashë mesazhet. Jam i përqendruar te ne, nuk po humbas energji për këtë. Jam i përqendruar tek ekipi im. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës.








