Tërmet me magnitudë 6 ballë godet pjesën veriore të Japonisë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi brigjet e prefekturës Iwate në veri të Japonisë, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti u regjistrua në orën 17:26 me kohën lokale, në një thellësi prej rreth 19 kilometrash.

Televizioni publik japonez NHK raportoi se agjencia meteorologjike e Japonisë e mati tërmetin me magnitudë 5,7 ballë.

Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami dhe deri në momentin e raportimit nuk kishte njoftime për viktima.

Në fillim të këtij muaji, verilindja e Japonisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë.