Tërmeti tragjik në Shqipëri: Shkon në 20 numri i të vdekurve

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar në 20 numri i viktimave, si pasoje e termetit tragjik qe ka goditur vendin diten e sotme.

Ndërkohë që nga rrënojat janë nxjerrë të gjallë 42 persona. Ekipet e emergjencave vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në banesat dhe pallatet e dëmtuara në Durrës e Thumanë. Numri i personave të lënduar shkon në mbi 600 vetë.