Tesla me një veçori të re softueri që do të jetë e dobishme në rast se pësoni ndonjë aksident

Tesla po lanson një përditësim të ri të softuerit që aktivizon automatikisht dhe pulson më shpejt dritat e rrezikut pas një aksidenti të mundshëm.

Nëse keni qenë pjesë e një aksidenti, nuk jeni gjithmonë në gjendjen më të mirë për të kujtuar aktivizimin e dritave tuaja të rrezikut, edhe pse kjo është gjëja e duhur për të bërë.

Kjo do t’ju bënte ju dhe ata përreth jush më të sigurt duke e bërë automjetin tuaj më të dukshëm.

Tani, Tesla ka njoftuar se doli me një veçori të re që duhet të jetë e dobishme në ato situata.

Nëpërmjet një përditësimi të ri të softuerit që do të bëhet në shumicën e automjeteve në SHBA, automjetet Tesla tani do të aktivizohen automatikisht dhe do të ndezin dritat e tyre të rrezikut për “të lëvizur më shpejt” pas hapjes së ‘aribagëve’.

 

“Nëse hapet një ‘airbag’, dritat e rrezikut do të aktivizohen automatikisht dhe do të pulsojnë më shpejt për të përmirësuar dukshmërinë”, shkroi Tesla përmes një postimi në X.