Testimi i dytë në kryeqytet për shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës u bëhet thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

Lexoni të plotë njoftimin:

Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Po në këto data, rrugët e poshtë-cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës”:

– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”.