Tetë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tetë persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Shupkovc, ndërkaq ishin të përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Tutje Zahiti shtoi se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë ( persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti.