Angli: Teuta Hoxha, 29 vjeçe, ndodhet në paraburgim në burgun HMP Peterborough që nga 19 nëntori 2024, në pritje të gjyqit që pritet të mbahet në prill 2026. Ajo u arrestua gjatë bastisjeve të policisë kundër aktivistëve pro-palestinezë, nën dyshimin për lidhje me aksionin në Filton kundër kompanisë izraelite të armëve Elbit Systems. Akuzat për terrorizëm u hoqën, por Hoxha ka mbetur në paraburgim.
Më 11 gusht 2025, Hoxha nisi një grevë urie në shenjë proteste ndaj asaj që ajo e përshkroi si shkelje të të drejtave të saj themelore, përfshirë ndalimin e aktiviteteve arsimore dhe rekreative, mbajtjen e postës dhe largimin nga puna në bibliotekën e burgut. Ajo gjithashtu ka raportuar keqtrajtim dhe etiketime si “terroriste” nga stafi i burgut.
Greva e urisë zgjati 28 ditë dhe përfundoi pasi kërkesat e saj u morën parasysh. Gjatë kësaj periudhe, ajo u mbështet edhe nga dy të burgosur politikë në SHBA, të cilët iu bashkuan grevës në shenjë solidariteti.
Në reflektimet e saj, Hoxha theksoi rëndësinë e solidaritetit global, duke deklaruar se “nuk ka liri derisa Palestina të jetë e lirë”. /mesazhi








