Thaçi nuk e përmend gjendjen e jashtëzakonshme: Përhapja e COVID-19 po menaxhohet mirë

Kosovo's President Hashim Thaci speaks to reporters during an exclusive interview with AFP in Berlin on April 30, 2019, after the the West Balkans conference. - German Chancellor Angela Merkel and French President Emmanuel Macron hosted the Western Balkans leaders and EU members Croatia and Slovenia hoping to reboot a dialogue between bitter foes Serbia and Kosovo over one of the Balkans' thorniest disputes. (Photo by John MACDOUGALL / AFP)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar përsëri situatën e fundit të krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit.

Presidenti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se IKSHP është duke e menaxhuar mirë situatën dhe duke kufizuar përhapjen e virusit, shkruan lajm.net.

Thaçi ka thënë se FSK është në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në tejkalimin e situatës me COVID-19.

Sidoqoftë, sipas presidentit rolin kryesor tani e kanë qytetarët, që sipas tij duhet të kujdesen për higjienën, të ruajnë distancën fizike me njëri tjetrin, të dalin nga shtëpitë veç në rastet emergjente.

Postimi i plotë i Thaçit:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është duke e menaxhuar gjendjen dhe kufizuar përhapjen e virusit COVID-19.

Policia është duke e kryer me përpikëri punën e vet dhe duke e ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie me të gjitha kapacitetet e veta mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në tejkalimin e rrethanave të krijuara nga virusi COVID-19.

Rolin kryesor tani e kanë qytetarët.

Të kujdesemi për higjienën tonë. Ta ruajmë distancën fizike mes nesh. Të dalim nga shtëpitë vetëm kur kjo është e domosdoshme. Këto ditë janë kritike për ta kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për t’i lejuar kapacitetet ekzistuese që të përballen me rastet që paraqiten.

Si shtet jemi të përgatitur dhe po punojmë të gjithë së bashku që t’i shtojmë kapacitetet mjekësore, ta ruajmë furnizimin me ushqime dhe materiale sanitare, të ndërmarrim masa dhe t’i ruajmë punëtorët dhe bizneset, të cilat duhet të ndihmohen me politika lehtësuese në muajt e ardhshëm.

Së bashku do të tejkalojmë edhe këtë sfidë!.