Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë nesër pjesë e lansimit të kampanjës ”Bëhu zëri im”, aktivitet ky në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Marshi i ”Bëhu zëri im” do të nis nesër nga sheshi ”Skënderbeu” e deri tek sheshi ”Zahir Pajaziti”, njofton Klan Kosova.
”Bëhu zëri im” organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.