Theret me thikë një i ri në Fushë-Kosovë

Një qytetar është therur me thikë mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë, raporton teve1.info

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është goditur me thikë nga një mashkull pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete, derisa ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje kurs rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes me thikë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar thikën e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.