Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie u është drejtuar deputetëve nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social twitter, para seancë së nesërme për Demarkacionin.
Në këtë postim ambasadori amerikan ka kërkuar nga deputetët që të votojnë për të ardhmen evropiane, dhe jo izolimin e qytetarëve.
Sipas tij, është moment i duhur që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, transmeton lajmi.net
“Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen. Vota pro demarkacionit është fitimprurëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe të gjitha komunitetet”, ka thënë ambasadori amerikan.
“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit”, ka thënë Delaëwe përmes një video mesazhi.
Ndryshe seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit mbahet gjatë ditës së nesërme.







