Threads ka afro 100 milionë përdorues aktivë në muaj tha Zuckerberg

Rritja e Threads është ndjekur nga afër që prej muajit Korrik kur debutoi. Aplikacioni pati 100 milionë regjistrime në javën e parë por shumë shpejt pa angazhimin të bjerë për shkak të funksionaliteteve të kufizuara.

Meta po promovon në mënyrë agresive Threads dhe siç duket kjo qasje ka dhënë rezultatet e saj të para. Mark Zuckerberg tha se aplikacioni aktualisht ka afro 100 milionë përdorues aktivë në muaj dhe ai mendon se ka potencialin për të afruar 1 miliardë përdorues në dy vitet e ardhshme.

“E kam menduar me vete për një kohë të gjatë, duhet të ekzistojë një aplikacion i bashkëbisedimit publik me 1 miliardë përdorues i cili është më pozitiv dhe mendoj nëse e ruajmë këtë për pak vite, gjasat janë që të arrijmë vizionin tonë,” tha Zuckerberg.

Rritja e Threads është ndjekur nga afër që prej muajit Korrik kur debutoi. Aplikacioni pati 100 milionë regjistrime në javën e parë por shumë shpejt pa angazhimin të bjerë për shkak të funksionaliteteve të kufizuara.

Por Meta në mënyrë të vazhdueshme ka shtuar veçori të reja dhe angazhimit duket sikur është ringjallur në javët e fundit ndërsa Elon Musk vijon të bëjë zgjedhje jo-popullore në X.

Wall Street Journal raportoi këtë javë se Threads ka arritur të joshë përdorues të shquar të X. Por rritja e Threads nuk ishte i vetmi lajm pozitiv i Meta pasi raportoi 34 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin më të fundit, një rritje me 23 përqind.